Kristina Ndoci
Lutje
Përsëri gjunjët më prekin në tokën e ftohtë,
e harruar diku jam në skajin e kësaj bote,
të të shoh lutem unë me shpirt e forcë,
po lutem me lot por mos më quaj ti idjote.
Shoh veten,qiellin,dhe heshtjen e shpirtit tim,
i cili mbytet nga zërat e huaj dhe bllokohet,
a unë po të thërras,të thërras ty në shpëtim,
vallë a smë dëgjon,
zemra më copëtohet.
E ulur në gjunjë po thërras unë emrin tënd,
a thua po dëgjon lutjet e mia të shurdhëra,
në buzët e mija sonte ato po vdesin në vend,
jam lodhur aq shumë me lutje të panumërta.
A kupton se sa lutem sonte vetëm për ty,
në ëndrra të kërkoj, ec nëpër gjemba e zbathur,
këmbët pikojnë gjak,eja ti shohësh me sy,
po lutem t'vish gjithë natën deri në të zbardhur.
Në të ardhtë keq afrohu,
më lejo të të ndjej,
duart e tua butësisht të prekin gishtat e mi,
të mi shtrëngosh e shikimin me ty të këmbej,
në përqafimin tënd të jem e të mos ndahemi.
Oh kjo lutje imja sonte
është mundim i ftohtë,
mbyll sytë e vetëm ti mua më vjen në mendje,
si nëpër mjegull shoh sytë e tu të ngrohtë,
s'përmbahem aspak,në ëndrra t'përqafoj me ëndje.