Kristina Ndoci
Sa Dhimbje
E ngrysur unë nga dëshpërimi kërkoj diell,
në imagjinatë ngrihem me zemër të plasur,
si një zanë kalëroj atje lart nëpër qiell,
se si m'vjen një zhurmë e krahëve t'përplasur.
Sy gri të ftohtë të akullt kthehen pas reve,
si fjollë bore diçka bie në tokën e thërmuar,
pastaj dhe një tjetër...e shtrëngim zemre...
oh sa frikë që kam për të mos u rrëzuar.
E gjithë parajsa ashtu e ngrirë kërcente,
mbi ferrin e akullt të dobësisë e urrejtjes,
në vals ëndrrash dhimbja po m'përmerrte,
si zanë vallëzoja me dhimbje prej poetes.
Dhe flutura e zogj përkarëshi po vallëzojnë,
në ritmin e melodisë së shushurimave,
këngë dëshpërimi sot bilbilat po këndojnë,
diku vajtim nënash me fuqinë e britmave.
Nis një melodi vajtuese tepër rraskapitur,
qajnë nënat për fëmijët që në rrugë vriten,
sa fëmijë prindërit kërkojnë duke ulëritur,
sa e sa jetë njerëzish nga njeriu ndërpriten.
Ajri përmbushet nga vajtimi me dridhje,
humnerë memece e vetëm dëgjohen të qara,
po qajnë dhe zanat,o zot çfarë dhimbje,
dhimbje që tund malet e i kthen në gërmadha.
Era po gris retë,krahët e tyre të bardha,
me madhështinë e saj mi hedh në fytyrë,
kalëroj lart e shoh sa kohë e keqe ka ardhë,
e ndjej dhimbe që më këput çdo gjymtyrë.
Vrasje në mes të ditës e në mes të natës,
sa shumë viktima sot bëhen në këtë botë,
pyesim çdo ditë,kush është viktimë e rradhës,
ndihemi të paaftë,vetëm shpresojmë në zot.
Mbi re unë hedh varglutje me lëvizje t'dorës,
ka mbetur vetëm muzgu për tu gllabëruar,
dhimbja merr ngjyrë e ton prej jehonës,
a thua kalon kjo errësirë vrasjesh e mallkuar?
Nën tingujt e britmave i këndohet vdekjes,
e vargu m'thërmohet në copa të panumërta,
në çaste dhimbjesh i nënshtrohem heshtjes,
triumf e humbje,vektorë mafjesh të kundërta.

Komente 0