>
LETERSISHQIP
Kristina Ndoci

Nuk Ja Vlen

Unë mundem që të bëj gjithçka,
e në të vërtetë që po mundem,
mjafton vetëm të dëshiroj diçka,
e them me bindje e jo të mburrem.
Thjesht vetëm veten jo
s'kuptoj,
përse aq frikë kam pasur në jetë,
e për gjithçka unë shumë hezitoj,
ngatërrohem si merimanga në rrjetë.
Në kopshtin tokësor të quajtur jetë,
të gjithë bashkë këtu kemi arritur,
shtigjet me të cilat ecim fshehtë,
ndërthuren e ndahen kaq papritur.
Janë shumë t'ndryshme e rrjedhin si koha,
gëzohemi,qeshim, vuajmë,lëndojmë,
qajmë e prekemi shpejt ndoshta,
më e rëndësishmja ne dashurojmë.
Kështu unë kam dashuruar dikur,
pamenduar krejtësisht si budallaqe,
tani që flas me vehte ah sikur...
flas kot tani e më duket qesharake.
U dashurova unë aq shpejt e lehtë,
po aq rëndë dija atë që ta tregoja,
ndofta kjo ka qënë për mua e metë,
ndofta dhe virtyt që shumë besoja.
Ndofta dhe kjo është një arësye,
të mbaj zemrën time të vetme,
që të kem vetveten në mbikqyrje,
e ti kushtoj sa më shumë vëmendje.
Sot rrallë që ja del kush mbanë,
në këtë botë plot gënje shtra,
ku mashtrimi e pasinqeriteti janë,
krejt ashtu të drejtëpërdrejta.
Asgjë nuk është njeriu pa dashuri,
dashuria sot është gëzof i bukur,
ku ne shkëlqejmë e kemi kënaqësi,
po nesër ajo trondit jemi të humbur.
Ne shohim njërën anë të realitetit,
atë anë të jetës që nuk e dinim dje,
momentet e mira avullojnë vetit,
as që arrijmë ta kuptojmë madje.
Tek ne mbeten ndjenjat e hidhërimit,
e vetmisë e trishtime të pasqaruara,
që na drejtojnë drejt dëshpërimit,
në udhët e jetës të kryqëzuara.
Atëhere a ja vlen të sakrifikosh,
zemrën për disa sy shumë të bukur,
sy që aq pranë do ti shikosh,
të ndjekin gjatë e pastaj zhduken.
Zhduken papritur me shpejtësi,
sikur kurrë mos të kenë egzistuar,
largohen pa gjurmë në fshehtësi,
në botën e qefit për të emigruar.
Zemra jonë mbetet e braktisur,
gjë e vlefshme që mbizotërojmë,
ndaj si mundemi atë aq papritur,
si pa menduar ne ta dhurojmë.
Stop ne duhet vehtes ti themi,
të mos luajmë me ndjenjat tona,
me mençuri realitetit ti kthehemi,
Dashuria s'është aparat me butona.