Kristina Ndoci
Kur Humba Një Dashuri
Përgjatë skajeve shpirtërore të thyer,
si një lloj pellgu me baltë që zvarritej,
sa lotë për ditë të tëra më kanë shpërthyer,
përzierje e marramendje
sikur bota përmbysej.
Aq shpejt rridhnin lotët sikur po nxitonin,
drejt atyre shpirtërave ende të paprekur,
ndalonin por më pas ato rrugën vazhdonin,
Duke lënë gjurmë si një shënjë e djegur.
Sa herë jehonë e lotëve u dëgjua si thirrje,
nëpër muret tashmë të shkrirë të zemrës,
në kockat e trupit më dhanë aq dhimbje,
më prekën e thyen gjithë fuqinë e ndjenjës.
Mendoja se rridhte dhimbja por nuk kaloi,
si xhami e ngjitur disa herë zemra e brishtë,
ish tepër e dobët e dhimbjen dot se duroi,
se humbja që pësoi qe tepër e trishtë.
Njeriu është shumë i dobët kur merr goditje,
është i dobët për tu mbrojtur e për ta kthyer,
qëndron i heshtur e ndjen vetëm tronditje,
ndihet i rraskapitur,i lodhur dhe i thyer.
Por njeriu duhet të qëndrojë e mbetet njeri,
duhet t'mbajë mbi supe peshën e egzistencës,
të ecë përpara dhe të mos mbajë mëri,
e pse dhimbja hedh rrënjë n'botën e kujtesës.
Duhet ti rezistoj unë çdo trazimi në kokë,
por s egzistoj,nuk jam më ajo e njëjta,
në qënjen time është hapur tjetër epokë,
në shpirt më janë mbledhur sa të errëta.
Nuk mundet zemra e thyer të mbajë ngarkesë,
e zhgënjyer sot qëndroj në orën time,
një orë prej xhami ku asnjë akrep nuk ecë,
egzistojnë akoma po s'bëjnë rrotullime.
Unë pres,pres që dikush të vijë që të fikë,
zemrën time tashmë të ndezur nga dhimbja,
po askush nuk duket,ndofta kanë frikë,
zjarri vazhdon më i madh,ah kjo dhimbje imja.
A thua në këtë botë mund të ketë dashuri,
a thua vallë ajo mundet të egzistojë,
mendimet nën sulmin e zjarrit kthehen në hi,
as gjurmët smundet kush ti identifikojë.
Lumturia them është tepër e mbivlerësuar,
shpresat e mallkuara të dashurisë digjen,
si një grumbull librash që digjen bashkuar,
e s arrin ti fik kush sado që të përpiqen.
Ej ti zjarrëfikës,ti gjysmë e shpirtit tim,
vallë nuk më njeh,eja të fikësh një zemër,
kjo zemër ku ti hyre po të thërret në shpëtim,
eja shpëto e lexo,aty është i yti emër.
Mban mend,ti hodhe shkrepsen e fundit,
eja ti hidh ujë mbi këtë zemër të djegur,
me kujdes zhduk gjurmët e fundit t'prushit,
e shiko emrin tënd që ka mbetur i gdhendur.

Më shumë nga Kristina Ndoci
Komente 0