Kristina Ndoci
Unë Mbrëmja E Ti Dritë E Hënës
Ej!Unë sonte jam mbrëmja,
a ti zemër dritë e hënës,
e po më fluturon mëndja,
nga ky takim mbreslënës,
Shkëlqen si dritë platini,
ndriçon mbrëmjen që dridhet,
dy lot rrëshqasin pahiri,
në mua diçka mblidhet.
Ashtu e qetë e turpshme,
n'shpatin e mendimeve tua,
më kap një ndjenjë e vrullshme,
ndërsa ti më shtrëngon mua.
Qielli po më zgjat dorën,
dhe lart më çon në heshtje,
me yjet formon kurorën,
e mua më jep buzëqeshje.
Dëshirat mblidhen tufë yjesh,
n'fjalor t'jetës kërkojnë kuptim,
dhe mes shumë arësyesh,
kërkoj unë tëndin
përqafim.
Era e limonëve këndon këngën,
me dritë të hënës shpërndahet,
ndjej prekjen e flladit këndshëm,
zemra nga gëzimi s'mbahet.
Bëj prapa pak të largohem,
ti kërkon të më bashkohesh,
përshpëris por nuk t'afrohem,
Kam frikë se mos largohesh.
Krenaria e vjetër po më mbyt,
taman si një frikë e papritur,
lotët më rrëshqasin nga sytë,
në vehte ndihem e tronditur.
Tingujt e natës më zgjojnë,
Duke ofruar serenata n'heshtje,
në valsin e dëshirave na ftojnë,
ne vështrohemi me kureshtje.
Në t'fshehtën time shpirtërore,
më shkrihen ëndrrat me lot,
bashkohen ndjenjat hyjnore,
jeta merr kuptim të plotë.
Çdo natë më ndodh e njëjta,
vjen një instikt mbreslënës,
dëshiroj që të jem unë mbrëmja,
ndërsa Ti dritë e Hënës..
a ti zemër dritë e hënës,
e po më fluturon mëndja,
nga ky takim mbreslënës,
Shkëlqen si dritë platini,
ndriçon mbrëmjen që dridhet,
dy lot rrëshqasin pahiri,
në mua diçka mblidhet.
Ashtu e qetë e turpshme,
n'shpatin e mendimeve tua,
më kap një ndjenjë e vrullshme,
ndërsa ti më shtrëngon mua.
Qielli po më zgjat dorën,
dhe lart më çon në heshtje,
me yjet formon kurorën,
e mua më jep buzëqeshje.
Dëshirat mblidhen tufë yjesh,
n'fjalor t'jetës kërkojnë kuptim,
dhe mes shumë arësyesh,
kërkoj unë tëndin
përqafim.
Era e limonëve këndon këngën,
me dritë të hënës shpërndahet,
ndjej prekjen e flladit këndshëm,
zemra nga gëzimi s'mbahet.
Bëj prapa pak të largohem,
ti kërkon të më bashkohesh,
përshpëris por nuk t'afrohem,
Kam frikë se mos largohesh.
Krenaria e vjetër po më mbyt,
taman si një frikë e papritur,
lotët më rrëshqasin nga sytë,
në vehte ndihem e tronditur.
Tingujt e natës më zgjojnë,
Duke ofruar serenata n'heshtje,
në valsin e dëshirave na ftojnë,
ne vështrohemi me kureshtje.
Në t'fshehtën time shpirtërore,
më shkrihen ëndrrat me lot,
bashkohen ndjenjat hyjnore,
jeta merr kuptim të plotë.
Çdo natë më ndodh e njëjta,
vjen një instikt mbreslënës,
dëshiroj që të jem unë mbrëmja,
ndërsa Ti dritë e Hënës..
Komente 0