Kristina Ndoci
Vetëm Ti
Pikat e shiut po rrëshqasin,
pareshtur bien tek asfalti,
kujtime të shumta m'thërrasin,
sa më mungon,vetëm ti...
Bulëza si tollumbace shfaqen,
shiu vazhdon me dendësi,
më mbulon lotin në faqe,
sa më duhesh sot,vetem ti...
Ajri tashmë bëhet I ftohtë,
dimri do të vijë së shpejti,
a ti me buzëqeshje të ngrohtë,
më jep aq dashuri, vetëm ti..
Hyj,ndez zjarrin në
oxhak,
në dhomën e ftohtë e vetme rri,
menduar ndjek zjarrin bubulak,
sa dua pranë të jesh,vetëm ti..
Flaka ka nisur të kërcasë,
ngrihet si e tërbuar me furi,
loti vazhdon të më rrëshqasë,
sa herë e ke fshirë,
vetëm ti...
Ngadalë marr një mbulesë,
mbulohem në kolltukun ku rri,
ah e mrekullueshmja krijesë,
sa herë m'ke ngrohur,
vetëm ti...
Përpiqem të ngushëlloj veten,
mbyll sytë ashtu në qetësi,
në ëndrra në krahë të fluturoj,
shtrëngomë i dashur,
vetëm ti..
E futem në kujtime të kohëshme,
në lagjen e vjetër,sa nostalgji,
oh kjo vetmi sa e lodhëshme,
vetëm ti më çlodh,
vetëm ti...
Kujtoj fytyrën e lodhur t'nënës,
fushat e gjëra plot me grurë,
më bën shoqëri drita e hënës,
vetëm ti..smë hiqesh sysh kurrë.
Ndjej erën dehëse t'kopshteve,
shijen e bukës dikur të ngrohtë,
bletët tek silleshin hojeve,
vetëm ti.. mungon,sa ftohtë.
Oh,zjarri në oxhak po fiket,
ftohtë por dhe heshtja kaplon,
zemra dhe trupi po dridhet,
ndjeje se vetëm ti..aty banon.
Zile e telefonit bie papritur,
të dua o shpirt si sytë e mi,
është zëri yt,jam e bindur,
vetëm ti ashtu di,vetëm ti..
Më thua se do të vij,më prit,
dhe unë po të pres se e di,
një mendje jemi ne,një shpirt,
oh sa të dua a mua vetëm ti...
pareshtur bien tek asfalti,
kujtime të shumta m'thërrasin,
sa më mungon,vetëm ti...
Bulëza si tollumbace shfaqen,
shiu vazhdon me dendësi,
më mbulon lotin në faqe,
sa më duhesh sot,vetem ti...
Ajri tashmë bëhet I ftohtë,
dimri do të vijë së shpejti,
a ti me buzëqeshje të ngrohtë,
më jep aq dashuri, vetëm ti..
Hyj,ndez zjarrin në
oxhak,
në dhomën e ftohtë e vetme rri,
menduar ndjek zjarrin bubulak,
sa dua pranë të jesh,vetëm ti..
Flaka ka nisur të kërcasë,
ngrihet si e tërbuar me furi,
loti vazhdon të më rrëshqasë,
sa herë e ke fshirë,
vetëm ti...
Ngadalë marr një mbulesë,
mbulohem në kolltukun ku rri,
ah e mrekullueshmja krijesë,
sa herë m'ke ngrohur,
vetëm ti...
Përpiqem të ngushëlloj veten,
mbyll sytë ashtu në qetësi,
në ëndrra në krahë të fluturoj,
shtrëngomë i dashur,
vetëm ti..
E futem në kujtime të kohëshme,
në lagjen e vjetër,sa nostalgji,
oh kjo vetmi sa e lodhëshme,
vetëm ti më çlodh,
vetëm ti...
Kujtoj fytyrën e lodhur t'nënës,
fushat e gjëra plot me grurë,
më bën shoqëri drita e hënës,
vetëm ti..smë hiqesh sysh kurrë.
Ndjej erën dehëse t'kopshteve,
shijen e bukës dikur të ngrohtë,
bletët tek silleshin hojeve,
vetëm ti.. mungon,sa ftohtë.
Oh,zjarri në oxhak po fiket,
ftohtë por dhe heshtja kaplon,
zemra dhe trupi po dridhet,
ndjeje se vetëm ti..aty banon.
Zile e telefonit bie papritur,
të dua o shpirt si sytë e mi,
është zëri yt,jam e bindur,
vetëm ti ashtu di,vetëm ti..
Më thua se do të vij,më prit,
dhe unë po të pres se e di,
një mendje jemi ne,një shpirt,
oh sa të dua a mua vetëm ti...
Më shumë nga Kristina Ndoci
Komente 0