>
LETERSISHQIP
Kristina Ndoci

Gjithmonë Të Gëzuar

Gjithmonë ne aq të gëzuar përballë,
me sytë dhe zemrat që buzëqeshin,
çdo ditë kështu me të njëjtin mall,
njëri tjetrin me dashuri ne veshim.
Dhe sonte thirrja jote më ka zgjuar,
si çdo herë ti më the shumë të dua,
pa lodhje,pa halle gjithmonë të gëzuar,
atmosferë kjo e këndëshme për mua.
Papritur më thua që të mbyll sytë,
dhë unë sipas dëshirës po veproj,
cfarë ndjen e dashur ti mua më pyet,
e unë ta pres,pranverën po kërkoj.
E vazhdoj ashtu unë në ëndrrën time,
pranvera ngadalë mes nesh shëtit,
si fjollat e borës e lehtë në kujtime,
lule shumëngjyrshe na sjell në shpirt.
Ngado jeshillëk e sa shumë dashuri,
ndjehsia e vështirë për tu përshkruar,
pranë një liqeni të bukur unë dhe ti,
oh ç'mrekulli,gjithmonë të gëzuar.
Dëgjoj papushim unë zërat e natyrës,
midis kaltërsisë sa peshq lozonjarë,
flladi që fryn i lehtë na bie fytyrës,
mjellmat elegante bëhen si dëshmitare.
Një yll i ndritshëm një çast më verboi,
kristale t'panumërta mbi valë shkëlqenin,
oh...shkoi një psherëtimë,më befasoi,
në atë parajsë të vogël ato më dehnin.
Shkëlqimi i ujit si një mori ylberësh t'vegjël,
për një moment mu duk se dikush thërret,
a joo..sqe zëri yt por vetëm engjej,
që na sillen vërdallë e hyjnë ndërmjet.
Flladi fryn sikur tregon historitë e tij,
thyen rrugën midis pishave e bredhave,
unë e ti përqafuar taman si fëmijë,
gjithmonë të gëzuar e në botën e ëndrrave.
Ato aroma të bukura aq të befasishme,
në livadhe kërcejnë fluturat krahëshkruar,
shëtisin ato në ato lule shumëngjyrshe,
unë e ti i ndjekim,
gjithmonë të gëzuar.
Një nuse lale sapo ulet në dorën time,
i këndoj këngën;nuse lale fluturo...
pastaj e fryj shumë larg prej vetes sime,
shko moj e bukur them,
dhe ti dashuro.
E dërgoj atë në atë botë shumëngjyrshe,
ndërsa unë e ti aq pranë jemi të afruar,
panorama para nesh bash e çuditëshme,
ne të mahnitur,si gjithmonë të gëzuar.
Symbyllur shijoj unë atë lumturi pafund,
por ti mua më thërret duke më kënduar,
si valë zëri yt për gjumë më përkund,
hapa sytë e u pamë,si
gjithmonë të gëzuar.