Preng S. Gjikolaj
Himni I Nderës Së Bame
Lavdi i qoftë Hyjit t'amshu,
që ndezi dritën n'zemrat e njerëzve,
që e bani nderën t'lindë si rreze,
t'mbajë peshën e shpirtit,
si nji yll i fshehun n'kozmos.
Ndera e bame nuk asht treg,
as monedhë që ndryshket n'dur,
ajo asht dhuratë e heshtjes,
flakë që digjet pa tym,
këndim i padukshëm
n'katedralen e amshimit.
Lum ai që jep pa u pa,
që fshin lotin pa kërku lavdi,
sepse gjurma e tij shkruhet n'librin e yjeve,
dhe engjëjt e mbajnë si kunorë drite n'oborrin e qiellit.
O nderë e fshehun,
ti je si psalm i universit,
si lutje që udhëton nëpër
galaktika,
si valë që preket vetëm
nga syni i Hyjit,
që sheh edhe atje ku terri s’arrin.
Ti je urë midis dheut e qiellit,
midis zemrës së njeriut që jep
dhe durve t'Krijuesit që bekojnë.
Ti je qiri i ndezun n'amshim,
që s’e shuajnë erënat e botës,
as hini i kohës,
as harresa e turmës.
Prandaj, kush ban mirë n'heshtje
bahet vetë kangë e amshimit,
bahet tingull i dritës
që dridhet n'harpën e yjeve,
bahet fjalë e padukshme
n'buzët e engjëjve.
Sepse ndera e bame
asht himn i përjetësisë,
asht frymë e shenjtë
që i kthehet Hyjit
si aromë temjani,
si rreze që nuk shuhet kurrë.
O Zot i gjithësisë,
Ti që i shtrin qiejt mbi amshim
si vellon e nji nusënie t'përjetshme,
Ti që ndez diellin si pishtar
dhe i jep hanës dritë t'huazume,
Ti që e ban detin t'buçasë
dhe gurin t'heshtë, më dëgjo:
Sepse ndera e bame asht psalm i yjeve,
asht fjala që kthehet tek Ti pa u shqiptu.
Lum ai që jep n'heshtje,
sepse zemra e tij bahet altar,
dhe durt e tij bshen temjan
që ngjitet n'fronin Tand.
Ai që shun etjen e t'vorfnit
asht si ujë i kthjellët n'shkretinë,
si burim që rrjedh prej Shpirtit Tand.
O njeri, mos e shit veprën tande,
mos e mat me ar e me duartrokitje,
sepse ndera nuk rritet n'tregje,
as nuk mbillet n'lavdi t'rreme.
Ndera e vërtetë asht fshehtësi,
asht rreze që lind nga qielli,
asht dhuratë që e di veç zemra jote dhe Zoti që sheh n'heshtje.
Shiko, engjëjt e ruajnë nderën si kunorë,
e vendosin n'librin e përjetësisë,
si yll që nuk shuhet kurrë.
Dhe kur qielli t'hapet,
vepra e mirë bahet tingull harpash t'shejta,
bahet kangë që engjëjt e kënojnë
para fronit t'Hyjit.
O Zot, më mëso t'jap pa kërku,
t'shërbej pa u pa,
t'ndihmoj pa za,
ashtu siç Ti jep shiun mbi tokë,
pa dallu fusha,
pa dallu gurë,
pa pritun falënderime.
Ashtu siç Ti na fal rrezet e diellit,
ashtu siç na fal ajrin,
frymën Tande për shpirtin tonë.
Pa dallu bimë,
pa dallu kafshë,
pa dallu njerëz,
pa dallu rraca,
pa dallu ngjyra.
Pa prit shpërblim nga ne.
Sepse ndera e bame asht urë drite,
asht rrugë që t'çon prej dheut n'qiell,
asht hark ylberi mes shpirtit t'njeriut
dhe përqafimit Tand t'amshu.
Dhe kur koha t'shuhet,
kur malet t'shemben,
kur detet t'kthehen n'hi,
veç nji dritë do t'metet:
Ndera e bame,
e shkrume n'zemrën e Universit,
përjetësisht e gjallë n'Ty.
që ndezi dritën n'zemrat e njerëzve,
që e bani nderën t'lindë si rreze,
t'mbajë peshën e shpirtit,
si nji yll i fshehun n'kozmos.
Ndera e bame nuk asht treg,
as monedhë që ndryshket n'dur,
ajo asht dhuratë e heshtjes,
flakë që digjet pa tym,
këndim i padukshëm
n'katedralen e amshimit.
Lum ai që jep pa u pa,
që fshin lotin pa kërku lavdi,
sepse gjurma e tij shkruhet n'librin e yjeve,
dhe engjëjt e mbajnë si kunorë drite n'oborrin e qiellit.
O nderë e fshehun,
ti je si psalm i universit,
si lutje që udhëton nëpër
galaktika,
si valë që preket vetëm
nga syni i Hyjit,
që sheh edhe atje ku terri s’arrin.
Ti je urë midis dheut e qiellit,
midis zemrës së njeriut që jep
dhe durve t'Krijuesit që bekojnë.
Ti je qiri i ndezun n'amshim,
që s’e shuajnë erënat e botës,
as hini i kohës,
as harresa e turmës.
Prandaj, kush ban mirë n'heshtje
bahet vetë kangë e amshimit,
bahet tingull i dritës
që dridhet n'harpën e yjeve,
bahet fjalë e padukshme
n'buzët e engjëjve.
Sepse ndera e bame
asht himn i përjetësisë,
asht frymë e shenjtë
që i kthehet Hyjit
si aromë temjani,
si rreze që nuk shuhet kurrë.
O Zot i gjithësisë,
Ti që i shtrin qiejt mbi amshim
si vellon e nji nusënie t'përjetshme,
Ti që ndez diellin si pishtar
dhe i jep hanës dritë t'huazume,
Ti që e ban detin t'buçasë
dhe gurin t'heshtë, më dëgjo:
Sepse ndera e bame asht psalm i yjeve,
asht fjala që kthehet tek Ti pa u shqiptu.
Lum ai që jep n'heshtje,
sepse zemra e tij bahet altar,
dhe durt e tij bshen temjan
që ngjitet n'fronin Tand.
Ai që shun etjen e t'vorfnit
asht si ujë i kthjellët n'shkretinë,
si burim që rrjedh prej Shpirtit Tand.
O njeri, mos e shit veprën tande,
mos e mat me ar e me duartrokitje,
sepse ndera nuk rritet n'tregje,
as nuk mbillet n'lavdi t'rreme.
Ndera e vërtetë asht fshehtësi,
asht rreze që lind nga qielli,
asht dhuratë që e di veç zemra jote dhe Zoti që sheh n'heshtje.
Shiko, engjëjt e ruajnë nderën si kunorë,
e vendosin n'librin e përjetësisë,
si yll që nuk shuhet kurrë.
Dhe kur qielli t'hapet,
vepra e mirë bahet tingull harpash t'shejta,
bahet kangë që engjëjt e kënojnë
para fronit t'Hyjit.
O Zot, më mëso t'jap pa kërku,
t'shërbej pa u pa,
t'ndihmoj pa za,
ashtu siç Ti jep shiun mbi tokë,
pa dallu fusha,
pa dallu gurë,
pa pritun falënderime.
Ashtu siç Ti na fal rrezet e diellit,
ashtu siç na fal ajrin,
frymën Tande për shpirtin tonë.
Pa dallu bimë,
pa dallu kafshë,
pa dallu njerëz,
pa dallu rraca,
pa dallu ngjyra.
Pa prit shpërblim nga ne.
Sepse ndera e bame asht urë drite,
asht rrugë që t'çon prej dheut n'qiell,
asht hark ylberi mes shpirtit t'njeriut
dhe përqafimit Tand t'amshu.
Dhe kur koha t'shuhet,
kur malet t'shemben,
kur detet t'kthehen n'hi,
veç nji dritë do t'metet:
Ndera e bame,
e shkrume n'zemrën e Universit,
përjetësisht e gjallë n'Ty.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Peisazh Prilli
- Ai La Fjalën Si Amanet
- Kur Vjen Pranvera
- O Zot, Deri Kur Do Ta Lejosh Kët Mynxyrë
- Kanga E Emigrantit
- Midis Orëve T'para T'pritjes
- Peisazh Pranvere N'parkun E Liqenit N'tiranë
- Balada E T'burgosunit Politik
- Balada E Pranverës
- Dardania
- N'sytë E Tu Gjeta Shtëpinë
- Pranvera, Stina E Rilindjes
- Në Ekskursion
- Hija E Vetmisë Që Tremb Epokën
- Koha, Tirania Ma E Vjetër Se Përandoritë
- Shën Valentini
Komente 0