Preng S. Gjikolaj
Peisazh Prilli
Mëngjesi i prillit zbulon luginën,
trupi i saj i freskët i mbulu me pikat e vesës,
çdo pikë si frymëmarrje e natës së fshehtë,
si shiu i imët i preku gjinjët e lëndinës.
Dielli lan lëkurën e tokës me gishta t'argjendtë,
pemët vishen si gra t'zbulume,
dhe lëndinat tunden n'ecje t'butë,
nga prekje e vesës që shkëlqen si zjarr.
Nji mjegull e tejdukëshme rrëshqet mes shpateve,
e hollë si tyl me ngjyrë t'ngrohtë,
reflekton ylberin e dëshirës t'fshehtave.
Mjegulla arratiset,
duke u ngjitun lehtas shpateve,
duke u shtri mbi kodra dhe lugje,
si gju që kërkon ma shumë,
si frymë që kërkon prekje.
Dhe kur ngrihet mbi horizonte, tretet n'kaltërsinë e pafund,
nji përqafim i tokës me qiellin,
i trupit me peizazhin.
Lugina nan mjegull,
liqen i valëve t'lehta,
si lëvizja e trupave n'prehje.
Dielli derdhet n'çdo gropë, fusha dhe kodëra,
dhe mjegulla arratiset,
duke u ngjitun drejt qiellit,
derisa tretet n'kaltërsinë e pafund,
nji frymë e vjetër që i përket tokës dhe qiellit.
N'kët parajsë t'fshehtë,
vetëm ata që guxojnë,
ndiejnë dridhjen e tokës, frymëmarrjen e natës,
dhe çdo rreze dielli që zbërthen fshehtësinë e saj.
Nji lojë e pafund e dëshirës dhe bukurisë gjeografike,
ku peizazhi bahet trup dhe trupi bahet natyrë,
nji vallëzim i zjarrtë midis tokës, qiellit dhe trupave që kërkojnë njani-tjetrin.
Nji bashkim i pafund i pasionit, tokës dhe qiellit,
ku çdo rrjedhë lumi,
çdo majë mali,
çdo valë liqeni shpërthen n'mall t'fshehtë,
dhe lugina bahet tempulli i zjarrtë i dëshirës absolute.
Ndjen erën që përkëdhel trupin,
ujin që rrjedh mbi gjoks t'shpateve,
dritën që shkel mbi lëkurë,
valët që përplasen si dridhje trupore,
nji simfoni e pasionit t'përjetshëm,
nji bashkim i pafund erotik dhe gjeografik.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Ai La Fjalën Si Amanet
- Kur Vjen Pranvera
- O Zot, Deri Kur Do Ta Lejosh Kët Mynxyrë
- Kanga E Emigrantit
- Midis Orëve T'para T'pritjes
- Peisazh Pranvere N'parkun E Liqenit N'tiranë
- Balada E T'burgosunit Politik
- Balada E Pranverës
- Dardania
- N'sytë E Tu Gjeta Shtëpinë
- Pranvera, Stina E Rilindjes
- Në Ekskursion
- Hija E Vetmisë Që Tremb Epokën
- Koha, Tirania Ma E Vjetër Se Përandoritë
- Shën Valentini
- Mësuesi Dardan
Komente 0