>
LETERSISHQIP

Andaj

Vetëm për djemtë thonë: Janë plangprishës.
Gjer më tani, askush për femrën.
Për mua, si me gurë, ti gjuash Kishës,
Është të flasësh për femrën, tonën-zemrën.

Mirëpo, ajo foli shumë përçudnisht,
Buza e njeriut, s'flet dot ashtu,
Mos vallë u rrëzua fatalisht,
U thye si lis, mbeti kërcu?

Nuk di. Një fjalë desha t'i thoja,
Si mund ta quash një nënë "Debile"?!
Por, ajo ka kohë, që ka mbyllur portat,
Është mbytur shpellës si një skile.

Kur pash një ditë, pak portën hapur,
Thashë ta shkallmoja, të hyja brenda,
Mbaj vesh, ti Skuthe! Dëgjo moj Gjarpër:
-T'i thoja. Por inatin e hëngra brenda.

Tashmë për helmin, që ka nxjerrë,
Dhe për të vjellën, që lau tokën,
Që, dhe e lëpiu menjëherë,
Drejtë në sy, me sy, s'sheh botën,

Andaj, i dhash hapit e bëra tutje,
Tretur i kthjellët në botën time,
E qiellit-Zot, i drejtoja Lutje:
Më shpëto nga bota e vockël, thërrime!