>
LETERSISHQIP

Në Fund Të Korijes

Një trastë të vjetër fjalësh
Përplot mbushë me mendime,
Endur si fluturime galash,
Qiellit plot shkelqime,
Nëpër udhët e pa fund,
Kryq-e-terthorë rruzullit,
Ku koha motin shkund,
Mbi trupn'e vockël të brumbullit,
Se shumë të vegjël jemi,
Të fortë, por dhe mjaft të brishtë,
Udhës s'di-ku-vemi,
Satan e Jezu-Krisht.

Në fund të korijes,
Kur udha t'ju lodhë,
Gjeni trastn' e dijes,
Se asgjë s'ju ndoshë,
E di, et do keni,
Në et do jeni shndërruar,
Po, po, sa at' të gjeni,
Etjen keni për ta shuar.

Per ne, më të vjetrit,
Është nderë të hapim shtigje,
Shtigjeve, pemë të mbjellim,
Të vëmë ura n'për brigje,
Puse uji, gjithkund t'u çelim,
Apo t'u hapim burime,
Se, ndryshe, do t'ngelim,
Brez-venitur, pa kujtime.