>
LETERSISHQIP

Tempulli I Fjalës

-Ua dhuroj te gjitheve ju o miqte e mi, gjithe frymes njerezotre te planetit-

Historia ulë këmbëkryq,
Nëpër tingujt tuaj,
Pasuri me sëndyq,
Tjetër, s'gjej, fort druaj.

Që nga Eva te Sibilat,
Udha ishe ti.
Kush t'i vuri ty fitilat
Dhe kaq zjarr përmbi?

Ti, njeriun vetë e pe,
Duke u rropatur,
Nëpër jetën përmbi dhè,
Kësaj bote të hapur.

Dhe u ngjize nëpër dhimbje,
Qysh nga gjethja e fikut,
Buzë më buzë nëpër gjindje,
Fjala e thënë, iku.

Qysh se iku fjala, buzës,
Qysh se dol nga zemra,
Dridhësi i fali gushës,
U tret nëpër emra.

E pastaj, lulesh, polen,
U përhap eterit,
I shkon pas, por nuk e gjenë,
E përpirë prej territ.

Edhe territ është balsam,
Se terri është makth,
Nëpër terr, kristal as xham,
S'ka, se është ankth.

Kurse fjala si ilaçë,
Ndrit terre e mbyllë plagë,
Midis zemrave bëhet paqë,
Horizontet hapë.

Sa e shtenjtë, fjalë, ti je,
Vlerën nuk ta dimë,
T'gjitha gjërat përmbi dhè,
Brenda vetes ndrynë.

Zemërime e dashuri,
Si unazë rrethon,
Gjithëkohësinë e shtrydh tani,
Helm e mjaltë kullon.

Por dhe dashuria, helm
Bëhet e kangrenohet,
Vetë kangrena veten brenë,
Kur keq dashurohet.

Asnjë shpirt nuk ka besë,
Te çasti kësaj jete,
Sepse, vetë çasti të vdes
E të punturon si bletë.

T'gjitha çastet janë të mbushura,
Si trupi i bletës,
Plot me pjalm të purpuruar,
Nga fjalët e jetës.

Fjala është shpirti i njeriut,
Jo, i njeriut t'përveçëm,
Eshtë si vrulli i veriut,
Vrullin e ka të ngeshëm.

Fjala është si eksplozioni,
Depo dinamiti,
Nëpër fjalë bartet tensioni,
Të mbërthen për fyti.

Nëpër fjalë, kryeneçë,
Bëhemi pa kthim,
Edhe djegim porsi spec,
Shfrim edhe pa shfrim.

Nëpër fjalë, bëhemi qëngja,
Engjëj dhe hynji,
Na bars ethja si mbi gjemba,
Dhe mbjell skllavëri.

Sepse jam i skllavëruar,
Lindur nëpër nënën,
Si urim gjithnjë uruar,
Që m'ka falur zemrën.

Skllavëruar jam dhe gruas,
Që ma fali shpirtin,
Që më ngjizi në çdo rruaz,
Fëmijët, që m'përndritin.

Skllavëruar, dashurisë,
Jam siç nuk tregohet,
Si lulëzimi i gjithësisë,
Fjalës që pranverohet.

Eh, unë endem nëpër fjalë,
Gjithmonë bëhem fryt,
Nëpër fjalë nuk shkas si ngjalë,
Me litar në fyt.

Unë dhe vdekjen e shoh sysh,
Me trimëri t'pakthyer,
Prandaj fjalën s'e bëj dysh,
Promete mbërthyer.

Promete i zgjidhur,
E di, s'do jem kurrë,
Ndaj kësaj jete të hidhur,
Fjalës u bëra burrë.

S'është vetëm e thëna,
Fjalë në këtë jetë,
Edhe e pathëna,
Më shumë se fjalë, bret.

Fjala është njeriu,
Si qenie tërësi,
Fjala është bariu,
Ngjizë në çdo njeri.

Fjala është gjithçkaja,
Që shpirti ka brenda,
Univers-hataja,
Mal gëzimesh dhe brenga.

Eh, çna qenka fjala!
Qenka e çfarë nuk qenka!
Është e gjoksit dallga,
Që shprehet te kënga.

Është floriri i shpirtit,
Vetë lulëzimi, stinë,
Pa fjalën nuk ndritim,
Me fjalën rimbijmë.