>
LETERSISHQIP

Fjalën Time Ia Fal...

Meteor kalove e të thirra: Zemër!
Ti o Aamazonë tejet bukuri-frikshme
Atë çast, s'më erdh, për ty, as edhe një emër,
Pyeta veten: Si, të të thirrja ndryshe?

Ishe mrekullore, dritë me bisht nga mbapa,
Si një ditë e plotë me rreze dielli larë.
Shtrembër ti më pe, sikur të digjte vapa,
Dhe s'm'i shqitje sytë, vengër, shkëndizjarrë.

Të thashë, ç'më tha zemra. Ku ishte mëkati?
S'është thjeshtë, luleçelje, çka ndjenë zemra e burrit,
Dije, limfa e jetës si lumë ka dalë nga shtrati,
Rrallë unë i them fjalët, si lëvizja e gurit.

Fjalës: Kthehu mbrapsht!- i thashë urdhëruar,
Dhe ultimatumthi e mora në zemër,
Kurrë mos shko ku s'duhet, ti vlerë e uruar!
Të shkosh dokudo, s'të jap ymër e emër!

Qysh atë ditë, fjala, mbyllur n'burg-tim-shpirtin,
Nuk bën këmbë t'u konet gjithëfarëlloj gruaje,
Sepse, porsi macet, me thonj helm e giricin,
Si kufomë e nisin, varrit plot me kuje.

S'më pëlqen kur fjala mbyllet arkivolit,
Zoti e ka falë për t'madhuar shpirtra,
Jo, nuk bëhet fjala si llumi i gjolit,
Kur del gjoksit tim, kalon mijëra filtra.

Ndaj unë, s'lejoj të ma fyesh fjalën,
Jo, jo. Të ma ndotin, askënd nuk duroj.
Shpirti edhe fjala si deti me valën,
Bëjnë universin tim, ku bukurisht rroj.

Unë jam përveç vetes, tjetër si unë s'ka,
Fjalën e kam të shtrenjtë, s'ia fal abuzimit,
Një femër le të jetë perri a ylvija,
Fjalën time ia fal vetëm madhështimit.