>
LETERSISHQIP

Lotoi Në Shira Vese

Në fundë të tunelit, pa dritë, ku jetoj,
Ku unë ndez kandilin e vargut të brishtë,
Si në qiellin sterr, kaloi një meteor.
S'di, ish i vërtetë, a gënjeshtër ish!?

Vargjet e fosforta, errësirës që shpon sytë,
Frymëmarrje, si qenie të mistershme, bëjnë,
Si në ujërat e një nëne më mbanë gjallë e mbytë,
Dhe vetë befasitë gënjyer më gjejnë.

Por ja, që nga qielli i largët vjen shigjetë,
Lapsus-fjala e pritur me pamjen e një femre,
O Zot, ndoshta pritja, gjatë ka qenë, një jetë,
Dhe shfaqet papritur në formën e një zemre.

Për herë të parë, zemra kërcen e lot,
Në një vallëzim të gjatë e të paprerë,
As dehja, as orgjia, nuk e zënë dot,
Aq esëll e gazmuar është detit me verë.

Dukej, një lëndinë me gonxhe u çel,
Dhe Emri i shpalosur mori Trajtë Shprese,
Shpirti, vatër zjarri, mori formën diell,
Zemra e dikujt, lotoi në shira vese.