>
LETERSISHQIP

Shigjetë Ti Shket

Veten s'e njoh,
Diçka e largët seç më duket,
Dhe pse futem e dal përherë
Atyre thellësive
Sinë shtëpinë time.
Ti
Aty brenda
Je embrion,
Fshehtaz ke bërë fole,
Askush s'të sheh as të dëgjon,
As unë s'e di
Kush je?
Sinapset
Shterren neuroneve,
Duke të kërkuar
Ngado,
Në limfën time ti lundron.
Si fryma
Mister
E jetës.
Unë me gishtërinjtë e mendimeve,
Kërkoj
Si në antimaterje,
Kërkim pa frut,
Fluid,
Në të gjitha fshehtësitë e psikës-brerje,
Ti je vetëm kullim.

Ti je thërmijë
Që përshkon trupin,
Si Neutrinot vetë,
Në Mjegullnajat
Thellësisht të lëngshme
Ku rruaza-gjaku
Puthet me retë,
Folenë
Pa pyetur ke ndërtuar,
Me thonje
Edhe me duar
Dhe nëpër horizonte
Ku diejt perëndojnë
Shigjetë
Ti shket,
Nëpër djegie zjarresh,
Agimesh Polare.