>
LETERSISHQIP

Ti Edhe Nata

trisht-varg
Ti ecën diku nëpër natë,
Si gulç i shpejtë në ikje,
Dhe nata tkurret, pa u ndjerë rehat,
Si yllë, fishkur, në fikje.

Nata po rrudhet pranisë tënde,
Si hije para teje,
Ajo mundohet të ikë në rëndje,
Me vrull gjaku ndër deje.

Se ti, në ikjen nëpër natë,
Mbretëreshë, tashmë, je bërë,
Nata përulet, dehur, bërë tapë,
Se, dot, s'mund të të zërë.

Ti dashurisht me natën lot,
Dashurisë mbytur e tëra,
Dhe nata shfrenë e qanë me lot,
S'shijon të ëmblat zëra,

Se ti je Nimfë, rrethuar fjalësh,
Lëndinë plot me lule,
Shkrirë si uji mes stërkalash,
E dashurishë, pekule.

Ti më ke mua, që s'rri pa ty,
Nata, më thuaj ç'ka?
Nata ka terrin në gji e sy,
Mister të ftohtë, asgja.

Unë nuk e di, tani ku je,
Ikën, t'më lësh në ankth,
Gjithë kupa e natës, kokës më bie,
Pa ty më mblidhet makth.

Tani bën mirë, ta humbësh udhën
Dhe shtegu të t'sjellë tek unë.
Vetëm tek unë, kështjellën, kullën,
Do ta ndërtosh pa mund.

Se, ne, do t'jemi bashkë dy krahë,
Dy krahë që ngrejnë një jetë.
Do jemi plug në një rrah,
Do bëjmë koshere bletë.

Jetën do bëjmë, që të qeshë,
Me të madhe, si njeri,
Me qeshje t'bukur vesh më vesh,
Sa qielli, lumturi.