>
LETERSISHQIP

Për Ty

Për ty unë hënën e sfidoj
Natën dritë e bëj,
N'ty m'griset shpirti, çdo çast kuptoj,
Si gjakun nëpër dej.

Ta ndez unë zemrën, yll ta bëj,
Por ti udhën s'e gjenë,
Shpell-gjoksit tim, diellin rrëfej,
Si musht m'lëvrinë në venë.

Edhe më ndezë si pije e fortë,
Në vatrën e shpirit më përflakë,
Rrezet e diellit do çoj eskortë,
T'prarojnë, në të ylberit, hark.

Atje do t'pres, unë, mbeti yt,
O ti mbretëresha ime,
Me dritë yjësish do t'i ndrit syt,
Përplot me përqafime.