>
LETERSISHQIP

Ëndërrimi Im Gazplotë

Tercinë fluiditive
O qenie magjiplote,
Guvë-shpellash, shpirtit tim,
Më je flori i çmuar.

Dhëmbët-rruaza-Kashtë Kumtri,
Sytë-qiell plot me qeshje,
Ti rreze e praruar.

Shafran-shamani im,
Si sharm i papërsëritshëm,
Lulëzon madhërisht tek unë.

Sytë si rruzuj qiejsh,
Universe-misterioze,
E shpirtit tim lakmi.

Shpresim që buzët e tua,
Do prehen buzëve t'mia,
Big-Beng në pafundësi.

Buzëqeshje-Hënë e plotë,
O shpirt qumështësisht i bardhë,
Ënrrimi im gazplotë.

O dashuri-vetëdije,
Që lot e qeshë me mua,
Flutrim, ti dritës, rreth.

Nuk di në ç'labirinthe,
Ndër Hade a Parajsa,
Rruga më sjellë tek ti.