>
LETERSISHQIP

Njeriu... Dyfytyrësh

Në dy fytyra ka lindë njeriu,
Të dielltë edhe të akullt,
Herë i rrëmbyer si veriu
E herë fjetur, flashkët, i vagullt.

Kur nuk e njeh, të qëndron ftohët,
Serioz e strikt të shfaqet,
Sa pak, ta njohësh, të sillet ngrohtë,
Si lulet, ti aromatizon parqet.

Nëse, me të, ti dashurohesh,
Mund ta sundosh atë,
Dhe brenda tij do të madhështohesh,
Heshturazi- thjeshtë, gjatë, e pa zë.

Por, kur përplasesh, edhe urrehesh,
Vetja, gjithë, qejfit, të del
Se s'gjenë më prift, ku të rrëfehesh,
Miku-armik, të bën bedel.

Njeriu është dyfytyrësh,
Në botë, specia më e vështirë,
Herë, tek vetja, është mbikëqyrës,
E herë tek të tjerët, një dreq i nxirë.

Askush s'ia gjeti njeriut të ramen,
As Zoti dhe as natyra,
Rujuni njeriut, se të bën gjamën,
Kësaj qenijeje, q'është dhe më e mira.