>
LETERSISHQIP

Dy Mjegullnaja

Dy Mjegullnaja dhe pse, jo bashkë.
Ti Rruga e Qumështit, unë Andromeda,
Vërtitemi orbitave, jashtë,
Marrëzisë së udhës me krahë të lehta.

Tashmë, ne udhën drejt njëri-tjetrit,
E kemi marrë pa kthim,
Dhe pse dredhojmë si bishti i ketrit,
Fundin, fort mirë e dim.

Do digjemi vetes zjarr-përplasur,
Gjëmimit hapësirë-kozmike,
Nuk dim çdo lindë flakë-dritë-përflakur,
Nga ne, e dashur mike.