>
LETERSISHQIP

Poezia E Detit Dhe Qytetit

Ar-rrezja e pasdites shkëlqen sipërfaqes,
Dhe, uji rrezatim drite bëhet i tëri,
Përskuqur, tamam, si lulkuqet e bahqes,
Tepsia e detit, jehonë-aromë-zëri.

Horizonti i skuqur, qiell-det, bashkuar,
Megjeps sy e shpirt nëpër majë-krrel-valat,
Flladet ledhatojnë krif-valat me duar,
Pulëbardhat ndjekin vijë-shkumë-bardhat.

Nga malet e largët vjen erë pranverore,
Dhe e zbutur ulet ndenjur kaltërsisë,
Valët njëra-tjetrën, ndjekin, prore, prore,
Si djem që "Lamtumirë!" i thonë beqarisë.

E rendin drejtë bregut, si djemtë ndjekin vashat,
Herë me kalërim e herë krejtë harbuar,
Diku, larg, buzë bregut, çmendur puthen vajzat,
Nga djemtë përballë, si dema hamshoruar.

Diku, atje, në këmbën e malit të lashtë,
Që ndër mjiëra vjet rrok detin e tij,
Gryka e Lemes rri, si vetull e vrazhdë,
Ndërsa Rana e Hedhun, si div plot lakmi.

Qyteti gumëzhinë nga zërat e njerëzve,
Si koshere bletësh, frymëmarrjes, plot jetë,
Gjithçka, që flenë natën e zgjohet mëngjeseve,
Gjithë ditën endet si pëllumb krahëlehtë.

Veç kupa e artë e qiellit shkëlqenjës,
Si roje e heshtur, qytet-lashtin ruan,
Ndërkohë, endet zemrës, vargu im rrëfenjës,
Nga ky shpirt i butë, që dashuron dhe vuan.