>
LETERSISHQIP

Prandaj Shpirtin

Nadja e mirë o njerz të amel,
Mirëmjes o loshk miqsie,
Që notoj gjuhs tuej, tamel,
Horizontesh mrekullie.

Ju o zemna posi fusha,
Ju o shpirtna posi lule,
Kur ju ulet flutra te gusha,
Me naze e mloni, e me pekule.

Kupa qielli, ju, t'pa anë,
Ku flutrojnë qinmija flatra,
Që buzqeshjen tuaj kanë,
Nëpër udhë e nëpër vatra.

Ju, qi vetë natyrës, i falni.
Nga tamelsia e lëkurs tuej,
Ju qi t'dhimshnin, dhimjes ngjallni,
Që më gjindni çdo ditë n'muej.

Ju, o limf, qi m'mani gjallë,
Me magjinë e fjalës t'çmueme,
Qi ma bani jeten prrallë,
Me çdo urim e fjal t'lumnueme.

Ju qi prisni sa t'lind drita,
Bash si pritja q'bahet shpell,
Për me m'thanë Mirmjes! Mirdita!
Nga lum-shpirti, i juej, i thellë,

E me m'pyet gjan e gjatë,
Si e kalova e si jam gdhi,
Prandaj shpirtin, për ju, flakë,
Diell e nez, me dashuri.