>
LETERSISHQIP

Dhe As Don T'ia Dijë

Edhe Risonanti tashmë është ngjallur
Dhe shpirti i tij nga rras-varri u riformua,
Don Kishoti me grusht-veti uli nga kali, ende ndalur,
Konstantinin, që kohët i kish ngatërruar.
Kohët ishin tjetërsuar si flokë të pleksura,
Këngët kishin ndalur frymën në qiejt e mekur,
Saharaja e shqipeve të egra me drogë ish mbarështruar,
Mbarështruesit i kishin bërë kockëhekur.
Atje lartë, në kodrën e Sinait, diku,
Sanço Panço, tash e ka marrë veten
Dhe në fronin e tokave të shqipeve, bërë dru,
Nga pirja e hashashi, shijon si askush, jetën.
Shteti i tij, tashmë, ka kufijtë e heroinës,
Që detin, sputnikisht, tejshkon, gomonesh super t'shpejta,
Hafi-rrogtarja e shtetit bën gjoja shkulje bimësh,
Pasi kanë mbetur, nga prodhimi, të shkreta.
Edhe kur Don Kishoti me mullinjtë e erës luftonte,
Edhe atëhere Sançoja ishte njeri me mend,
Drejtë rrugës së mbarë, Don Kishotin e udhëzonte,
Tash dhjetëfish i mençur, se koha s'i zë vend,
E më, s'ka kohë të merret me Don Kishotin,
Që koha e ka hedhur në koshin e plehërave,
Se Sançoja, tani, mbi tokë, po bën Zotin,
E njerëzve, me hashashin, u kullotë venave.
Eh, si ndërrokan kohët, këtyre kohëve të reja,
Dikujt i pjellë dhe shterpa, siç nuk ka ndodhur kurrë,
Dikujtë, mu në but të kokës, i bie rrufeja,
E dikush, nga hiç, na bëhet, i madh, burrë.
Mjafton ta vdesësh shpirtin brenda gjoksit tënd,
Kur e kishte shpirtin, Sançezin s'e dëgjonin,
Tash në vend të shpirtit ka drogën zemër, shkëmb,
Dhe as don t'ia dijë për mençuritë e Solomonit.