>
LETERSISHQIP

Prelud Shprese

Çelë sytë mëngjesi, mbremja mbyll syt,
Në bebëza të kam si dritë,
Nata harbohet, botën e mbytë,
Ti zgjuar më rri në shpirt.

Yjet - vezë drite, qiellit lodrojnë
Humnerës s'pamatë edhe shkasin,
Qiejt e tyre sa herë i ngatërrojnë,
Ndër qiej të rinjë vikasin.

Baresin atje, hepuar hapësirës,
Me ty princeshë e grabitur,
Unë digjem si qiri, flakëve të dëshirës,
Drejt teje, kurrë pa mbrritur.

Ti këngën time nëpër vesh e mbanë,
Me fjalët e thurura ylber,
Me shpejtesinë e dritës, linjat e tua ku vanë,
Dukë-zdukja e jote më ther.

Ti, tek unë, jeton vetëm te shpresa,
Asgjëje tjetër nuk prehesh,
Ndërsa unë të ruaj, si mbi bar vesa,
Se, mbase, njëherë, yll, ti kthehesh.