>
LETERSISHQIP

Shokë-Poetët E Mi

Pak shokë dhe shoqe kam,
Endës të mrekullueshëm,
Si ata, kund s'gjenë, artizan,
Që endin vargje, ujë-kullueshëm.

Shpirti i tyre, zemra, mendja,
Botë rivale plazmojnë çdo ditë,
Endjet e tyre, ta ka endja,
T'i vështrosh, larë me dritë.

Kam shumë pak shokë të mirë,
Se, kaq pak kam, s'turpërohem,
Vargjet i endin hapësirë-dlirë,
Me vargjet, dhe ata, margaritohen.

Mes tyre ndjehem veshkë-shëndoshë,
Siç populli thotë: mes dhjamit,
Pa ta, unë ndjehem hapësirë bosh,
I kam t'gjithë, brenda xhanit.

Me japin mua nga shpirti i tyre,
Dhe unë u jap, nektarë nga i imi,
I kam të gjithë si drita e syve,
Endur mbi mua, si harqe ylberimi.