>
LETERSISHQIP

Ti, Sonte, Rri Zgjuar

Ti, sonte, rri zgjuar si befti i natës, si tissi i saj i errët,
Se kanë fjetur pulzat e zhytrrat ndër kallamishte te Kënalla,
Qielli sypërgjumur, si qengji po flenë malit të pjerrët,
Vetëm lundrat përkunden ende zgjuar, nga shkumat e bardha.

Zemër, bashkë me ty ëndrrat dhe mendimet le të shtillen,
Këtë natë, kur perëndimi ka kohë, që po bën gjumin e tretë,
Ujit duke pasqyruar veten ndër miliona vijëza, dritat dridhen
E frikën e tyre e ledhaton dora e zambaktë e Hënës, vetë.