>
LETERSISHQIP

Sonte

Sonte nuk ka paqe,
Universi grindet,
Të rinjëve në parqe,
Puthja nuk iu bindet.

Në kinema ti shkove,
Unë u shtriva heret,
Mua më kujtove,
Ndaj ndere ylberet.

Big Brother unë shihja
Mendja fluturonte,
Diellin, çdo çast, prisja,
Tokën të ndriçonte.

Dallgët tej dritares,
Të shkumëzonin dritë,
Si valltarët valles,
T'kërcenin dashuritë.

Pse jo, dhe e jona,
Mos t'ecte mbi valë,
Kristal si Valbona,
Nëpër qiell si galë.

Sonte paqe s'paska,
Grindet universi,
Çasteve plot gracka,
Vjen, hajdut, mëngjesi.

Jastek, gjoksin tim,
Jastek, ndër krahë m'shtërngon,
Për ty, tingull, himn,
Ky shpirt fluturon.