>
LETERSISHQIP

Moj Vajzë Me Emrin...

Ti erdhe si pulebardhat,
U ndale bregut tim,
Fijet e barit, shkarpat,
Trazove me përçmim.

Gjithë, ç'deti kish shkarkuar,
Bregut tim të vjetër,
E lash, pa e trazuar,
Pamje-natyr-etur.

Erdhe ti, e përdhose,
Pa turp edhe e pshurre,
Rëra u mblodh kockë,
Sa ngusht, shpejt u zure.

Nuk di, se si të erdhi,
S'kuptoj se çfarë pate,
Çfarë helmi mbi ty derdhi
Gjumi i kësaj nate?!

Pse pshurre e volle vrerë,
Mbi disa fjalë shpirti,
Si minë i hodhe në erë?
Çfarë, zemrën ta përzhiti?

Në bregun e mendimit,
Nga deti im i gjerë,
Mos u jep pas shfrimit,
Por pi, musht, edhe verë!

Unë kam vreshta shumë,
Gjithë jetën kam punuar,
Pranë, nga një lumë,
Ujit, kam pa pushuar.

Eh sa fermentohet,
Verë e mendimit tim,
Dhe pse ne det njelmohet,
Mbetet, gjithmonë, kurim.

Se jam detar i zoti,
Lind, Poseidon, pranë detit,
Por dhe fshatarë moti,
Që di, si pjergullohet plepi.

Moj vajzë me emrin Edlira,
Si gjysh, unë, vajzë, të thërras,
Foleja, vendesh të vdira,
Të humbë e të lë pas.

Tani s'kam çfarë të them,
Erdh-ike si e paftuar,
Kjo gjë, fort shumë më dhemb,
Se njerëzit i kam të çmuar.