>
LETERSISHQIP

Jeta

Kur jeta tē vē pērpara
Qēndresa merr rrokullimēn nēpēr hon,
Edhe pse me kēllqe e thonj mundohet tē mbahet.

Zē diku nē zgrip
Dhe ashtu thonjngulur si kthetra shqiponje,
Kalēron nē jelet e mendimit nē kērkim tê udhēs.

Aty s’ēshtē kurrkushi pērvec vetes.
Aty askush s’tē jep njē dorē duke ta shtrirē.
Aty askush s’tē bēhet krah qē sjell shpētim.

Aty je vetēm me mendimin tēnd
Dhe krenohesh qē gjithē jetēn e ke mprehur.
Kur kalvari tē ka kalēruar ty dhe nganjēherē edhe ti atē.

Jeta ta njeh tempin por s’dorēzohet.
Kopile e madhe paska qenē kjo dreq jete.
Por dhe ne, kryeshkretē jetēn ia nxijmē jetēs,

Kur nuk pērmbushim tekēn e saj.
Po fundja, kush ia ka fajin jetēs kryeneqe,
Qē vetê na i mēsoi hilet dhe dobēsitē e saj

Dhe me to na kalli forcēn
Dhe na bēri tē gjithēve Sizifē tē gjallē,
Qē zbresim deri ku jeta na ulē dhe ngjitemi prapē po aq lart.