Xheladin Çitaku
Arnim I Kohëve
Në asfaltin e arnuar ambiciet fishkëllejnë
sikur rrota makinash në çastet e frenimit
çfardo u del para, duan që ta rrëkllejnë
me pangopësinë e pshtirë të gllabërimit.
Shpresat e plagosura në mendje parakalojnë
me kurrizet e kërrusura, hapat heqin zvarrë
ngazëllimet boshe në imagjinatë i stivojnë
që shpërthyen rrufeshëm me afsh e zjarrë.
Në kryqëzime rrugësh dëshirat shfrenohen
vërtisin pamëshirë jataganët e zhgënjimit
imazhe animalësh në monitore ekspozohen
i baltosin, përdreq, shtigjet e ëndërrimit.
Në kryqëzime ndjenjash, shpirti trazohet
nëpër lojra intrigash dinjiteti rrokulliset
në kohëra karnevalesh fytyra tjetërsohet
dhe mashtrimi i radhës në maska stoliset.
Llogje hipokrizie tek ringjallin kamuflimin
në arnat e asfaltit, reflektohen të vijëzuara
në udhëkryqe ekzaltimesh huqin orientimin
marshojnë tutje nëpër shtigje të inskenuara…

29.04.2020
Komente 0