>
LETERSISHQIP
Xheladin Çitaku

Vërtitje

Mbyllur në kuvli
mendimi s`rri dot
rrëmben liri
të bredhë fare kot,
rreket lartësive
hapësirash të qiellit
rend fantazive
e rrugëve të diellit,
flatronë përtej kohës
shuhet si meteor
i bie rreth botës
herë bëhet lakrorë.

Kur ze besë gënjeshtrës
shpirti moliset
me ngjyrat e jetës
dot nuk stoliset,
si qiriu tretet
në flakë përcëllimi
asgjë s`i mbetet
veç dallgë hutimi,
në kotësi bredhë
me hipokrizi
tiparet zverdhë
i lagur në shi.

Ngarend njeriu
në rrugë e shtigje
nuk ngopet i ziu
n`kënaqësi e ofiçe,
e do tërë botën
ta ketë nën këmbë
trofe ta ketë tokën
ta shqyej me dhëmbë,
revan lëshohet
shalonë lakminë
por tokë e ftohët
e gëlltitë fatzinë…
23.04.2020