Xheladin Çitaku
Sapun Për Samun
Sapunin për djath, do ta shesë njerëzia
veten ta ngrenë lartë, aty ku nuk arrijnë
shkallëve të vetëmburrjes i cyti mania
dhe mendjet sakete, në ngjitje u prijnë.
Në hulli virtyti, kot mbjellë sinqeritetin
e kultivon njerëzisht, si farën e mirësisë
për anakronik naiv, do ta vënë epitetin
se koha të shkelë me rrotat e hipokrizisë.
Sapun për samun, njerëzimi të shet
sepse të dalë mode, gjithnjë të pandehë
zbathi gjysmë opingën, sikur u bë mbret
ka bërë dy kacidhe, dhe t`quan demode.
Dhe dushkun për gogla, përditë ta servojnë
se njerëzit e mëdhenj, elitarë quajnë veten
buzëqeshje cinike, përbuzshëm ta dhurojnë
si të zbritur nga qielli, shaluar kanë jetën.
Gjokset të stolisura, përplotë dekorata
çmime dhe mirënjohje, vjelin pa u ndalë
shpurat dhe tarafet, i ngopin me dhurata
shkronjat e alfabetit kot mrizojnë në radhë.

Komente 0