>
LETERSISHQIP
Xheladin Çitaku

Hamejtë E Djallit

Shpirtëra leckë bërë kinde, kinde
grisur e shqyer nëpër kacavarje
në maja kupolash ngjitur si xhinde
dynjanë poshtë e mbysin në sharje.

Hamejtë e djallit urrejtjen e bartin
smirën stivosin në pragje shtëpishë
snobë të egërsuar që vatrën e zhvatin
flatruar në ëndërra e ambicie dalldishë.

Orakuj zezone në këmbime fytyrash
zellshëm argatërinë bëjnë për satanan
kameleonë, në shëndërrime ngjyrash
besë e nder nuk njohin se nuk i kanë.

Neps i uritur ndër kohëra të shkuara
kur koha nuk ngopte as me kafshatë
ngjitur me vrull shkallëve të ëndrruara
ngeli në paterica kjo mendje e ngratë.

Syri i pangopur nuk nginjet njëherë
e shpirtngushtësia nuk njeh virtytin
nën lëkurë të robit gjallonë përherë
dhe hiqet zvarrë për ta njomur fytin.
30.04.2020