Xheladin Çitaku
Idhuj Të Vetes
Sumbulla hipokrizie mbledhur në molin e kutërbimit
nëpër ditët për diell, me flatrat e atavizmit flatrojnë
fryrë si tullumbace kodesh e zakonesh të nënshtrimit
pinjollë të anakronizmit, zellshëm i ruajnë e kultivojnë.
Kacekë të fryrë, të mbërthyer me kollare grandiozësh
parakalojnë rënd, rënd, udhëve të kthyera në ferrishta
në parada marshon gjak i prishur, nën lëkura lebrozësh
ekspozohet ideal i gënjeshtërt i zhlyer nëpër moçalishta.
Djallëzi e katranosur, fshihet nën fraqe të shkëlqimta
në prapshti mendjesh të shfrenuara e bixhoze kopukësh
dhe me pelerinat e nxira mbulohen ambiciet e dyshimta
që në lojëra zaresh të ngadhnjejnë mashtrime harbutësh.
Dinjitarë skërkash, në marioneta reklamash konvertuar
në shëmbëllim fytyrash të ngazllyera, në xhama vitrinash
ndër lojërat makabre të fatit, besnikrisht, të kurthëruar
shfaqin shpërfytyrimin në pellgje balte e lustra makinash.
Idhuj të vetvetes, monumentuar në udhëkryqet e kohës
mendjet sakate shpërfaqin trajtat iluzive të mashtrimit
sikur vijnë nga qielli dhe vendohen në qendër të botës
duke pritur flijimet blatuese dhe përuljet e njerëzimit.

25.04.2020
Komente 0