Xheladin Çitaku
Suflerë Ngërdheshjesh
Në ditën për diell ngre kokën mashtrimi
në kabarenë e ndotur, djajtë hedhin valle,
si kërma pakohësie, me erëra kutërbimi
I zënë frymën jetës, të zhytur në halle.
Stolisur trishtimin me absurde marifetesh
me vërtitje akrobate shpresën përmbysur
ngjizur helmatisjen me pasione afektesh
ofruar skllavërimin shpirtërave të molisur.
Suflerë të arrogancës me zhurma suflojnë
potpuri gënjeshtrash nëpër skenë i hedhin,
shpura mjerane, shujta përçmimi gllabrojnë
nën sofrën e përmbysur mbetjet i mbledhin.
Në kryeradhë cinizmi ecën me salutime
herezitë e bekuara i mveshë përdëllimit,
stuhi ngërdheshjesh maskonë me miklime
si lajka hipokrite, ndjenjës e ëndërrimit.
Grisur bajraqet në lecka të ciflosura
nëpër shtigje vendosur leqe satanësh,
ëndërrat e lirisë në lluca të baltosura
zhlyhen pa fre nën thundra profanësh.
Me pelerinën e turpit mbuluar shtatin
udhëve me pluhur, bredhur faqenxirë
në pjata të lustruara gëlltitur mëkatin
ushqyer në gatimet me shije të pështirë…

22.04.2020
Komente 0