Xheladin Çitaku
Lulja E Qershisë
Në anë të oborrit, shumë afër shtëpisë
ndalova një çast ta shijoja pranverën
hyra mes degësh e lulesh të qershisë
aroma dehëse, shpirtit i hapi derën.
Flladi ledhatonte me puhizë ngadal
dhe luleqershia lëkundej me valëzim
e flokut të thinjur ca petale m`i falë
kapelën e bardhë t`i vë imazhit tim.
Qershia e njomë me kurorën e bardhë
përkëdhelet nga era e dielli i gjithësisë
vallëzon, e lazdruar, sikur një sorkadhë
në skenën e bleruar, që koha ka stolisë.
Petalet e lulqershisë, si bora tokëzohen
qilimin bardhosh e shtrojnë mbi barë
frutat e ëmbla, paskëtaj, do ftillohen
në stinën e tyre të dhurojnë nektarë.
Në anë të oborrit është rritur qershia
ka zënë pullazin edhe ca më përpjetë
kur piqet e skuqet, i lëngëzohet shija
ëndjet e cimbisura, i fton në banket.
ndalova një çast ta shijoja pranverën
hyra mes degësh e lulesh të qershisë
aroma dehëse, shpirtit i hapi derën.
Flladi ledhatonte me puhizë ngadal
dhe luleqershia lëkundej me valëzim
e flokut të thinjur ca petale m`i falë
kapelën e bardhë t`i vë imazhit tim.
Qershia e njomë me kurorën e bardhë
përkëdhelet nga era e dielli i gjithësisë
vallëzon, e lazdruar, sikur një sorkadhë
në skenën e bleruar, që koha ka stolisë.
Petalet e lulqershisë, si bora tokëzohen
qilimin bardhosh e shtrojnë mbi barë
frutat e ëmbla, paskëtaj, do ftillohen
në stinën e tyre të dhurojnë nektarë.
Në anë të oborrit është rritur qershia
ka zënë pullazin edhe ca më përpjetë
kur piqet e skuqet, i lëngëzohet shija
ëndjet e cimbisura, i fton në banket.
26.04.2020
Komente 0