>
LETERSISHQIP
Xheladin Çitaku

Çasti Nostalgjik

Çasti nostalgjik i zë prita shpirtit
shtegun i dëfton, e shtytë në kujtime
reprizon ndijimet si n`film celuloidit
tek parakalojnë në mijëra përjetime.

Në çaste meditimesh, kur jeta defilon
dallgëzohet ndjesia edhe nga një ëndërr
një peisazh vegimi drithërima dhuron
vranësirat e qiellit do shikohen vëngër.

Netëve me hënë, bredhë yjesh tundimi
kërkon universin ta qarkojë të tërin
shpresat e mëngjesit i freskon vesimi
erërat e trishtimit s`e çikun asnjërin.

Shujta nostalgjie ushqejnë melankolinë
që shtrohet në sofër me imazhe vegimi
tek vijëzon portrete që në kujtesë shijnë
ngjyrat e mahnitjes që s`i shlyen harrimi.

Çasti nostalgjik kohët i kthenë prapa
shfaqë panoramën e ëndjes e dëshirës
në portat e jetës, kur ke hedhur hapa
le gjurmë e vrragë udhëve të hapësirës.
04.05.2020