Xheladin Çitaku
Thonë
Thonë, në ujë nuk bëhen petulla
dhe lakrorë s`bënë dot pa lakra
po deshe vetë, të të vënë vetulla
hiqesh zvarrë nuk bënë dot flatra.
Thonë, me lepuj nuk bëhet stani
se në kope nuk i mbledhë dot
s`janë bagëti që i ruan çobani
s`hyjnë në vathë, mundohesh kot.
Thonë, nuk bëhet kopësht me urata
sepse uratat nuk bëjnë dot punën
për punë duhen shata dhe lopata,
dhe djersa e ballit, përvjelur gunën.
Thonë, kujto qenin bëjë gati shkopin
se ka bastardë që sulmojnë tinëzishtë
se kanë zanatin me sojin e sorollopin
gjithë, me ligësi, kafshojnë pabesishtë.
Thonë, e ç`nuk thonë, çka jeta na mësoi
t`i bëjmë ballë sprovës edhe tundimeve
egos llupësare, që makutërinë e shfrenoi
t`i vëmë fre dhe në shtigjet e mendimeve.
dhe lakrorë s`bënë dot pa lakra
po deshe vetë, të të vënë vetulla
hiqesh zvarrë nuk bënë dot flatra.
Thonë, me lepuj nuk bëhet stani
se në kope nuk i mbledhë dot
s`janë bagëti që i ruan çobani
s`hyjnë në vathë, mundohesh kot.
Thonë, nuk bëhet kopësht me urata
sepse uratat nuk bëjnë dot punën
për punë duhen shata dhe lopata,
dhe djersa e ballit, përvjelur gunën.
Thonë, kujto qenin bëjë gati shkopin
se ka bastardë që sulmojnë tinëzishtë
se kanë zanatin me sojin e sorollopin
gjithë, me ligësi, kafshojnë pabesishtë.
Thonë, e ç`nuk thonë, çka jeta na mësoi
t`i bëjmë ballë sprovës edhe tundimeve
egos llupësare, që makutërinë e shfrenoi
t`i vëmë fre dhe në shtigjet e mendimeve.
09.05.2020
Komente 0